Mjeku amerikan dënohet me burg. Jeta e tij nuk do te mjaftoje t’i shlyejë vitet e dënimit, arsyeja shokuese

766
0

Ish mjeku i ekipit të gjimnastikës së SHBA-ve, Larry Nassar është dënuar me 175 vjet burg për abuzim seksual me së paku 160 gjimnaste të reja, përfshirë edhe fituese të medaljes së artë olimpike.

Në leximin e vendimit të trupit gjykues në Miçigan, gjykatësja Rosemarie Aquilina me krenari tha “Unë sapo nënshkrova dënimin me vdekje”.

Nassarit 54 vjeçar, nuk do t’i mjaftojë tërë jeta e tij që t’i shlyejë vitet e dënimit ndaj tij.

Ai para vendimit u shpreh i penduar për të gjitha ato që ka bërë, por gjyqtarja Rosemarie Aquilina tha se kjo deklaratë është e pasinqertë dhe është vetëm një përpjekje për t’i ikur dënimit të merituar.

Nassar është gjetur fajtor se ka ngacmuar dhe abuzuar seksualisht shumë gjimnaste, ku për 160 është akuzuar, gjatë pjesëmarrjes në lojërat olimpike, ku shërbente si mjek i ekipit të gjimnastikës.

Vendimi i gjykatës është pritur më gëzim nga viktimat që ishin të pranishme në seancë dhe nga familjet e tyre