15 mjekë dhe infermierë vjedhin vak sinat Pfizer për familjarët e tyre, policia nis hetimet

450
0

Policia italiane ka nisur një hetimet kundër 15 mjekëve dhe infermierëve në Oristano të Italisë për abuzim të detyrës dhe përvetësim, për administrimin e vaksinës Pfizer tek anëtarët e familjes së tyre, duke mos qenë brenda kategorive të parashikuara me të drejtë.

Ata duke abuzuar me pozicionin e tyre, kanë marrë disa vaksina Pfizer dhe ua kanë injektuar familjarëve të tyre, pavarësisht se nuk ishin në radhën e vaksinimit.

Hetimi nisi në mars, kur ishin shfaqur parregullsi të pretenduara në administrimin e vaksinave për kategori të caktuara të profesionistëve. Po ashtu hetimet nisën edhe në një vend tjetër në Itali, ku dolën në dritë disa raste të vjedhjes së vaksinave në dëm të të moshuarve dhe njerëzve të dobët.

Në Oristano, disa njerëz që i përkasin të njëjtit grup shoqëror, të rinj, fëmijë dhe të afërm të miqve dhe të njohurve do të vaksinoheshin.