Skip to content

Italianët në protestë, bllokohet Roma dhe autostradat

    Kryeqyteti italian u përfshi serish të martën deri në orët e vona nga përleshjet mes qytetarëve që kundërshtojnë masat kundër koronavirusit dhe policisë.

    Ishte demostrata e radhës e paautorizuar nga policia ku u kërkua rihapja e plotë e aktiviteteve tregtare.

    Protestuesit nuk u mjaftuan me gurë fishekzjarre dhe shishe të hedhura drejt policëve, por u përpoqën të hynin me forcë në selinë e parlamentit.

    Jo vetëm në kryeqytet por edhe në zona të tjera të Italisë sidomos në autostrada vijuan deri në mëngjes përleshjet mes policisë dhe protestuesve të irrituar nga masat qeveritare për frenimin e koronavirusit.

    Qindra njerëz, përfshirë aktivistë, qytetarë dhe banorë të qytetit të Torinos u mobilizuan për më shumë se dymbëdhjetë orë për të përballuar betejën me forcat e rendit.

    Italia është një nga vendet më të goditura të Evropës me më shumë se 35,000 humbje jete, ndërsa janë raportuar edhe 1,695 infeksione të reja me koronavirus.