“Po vjen Ramazani, hajde agjërojmë të heqim disa kg” A është kthyer agjërimi ‘trend’ ? Imami: Qëllimi Ramazanit është…

349
0

Jemi në prag të muajit të Ramazanit dhe mbrëmjen e ndjeshme I ftuar në emisionin “Expuls” ishte Imami i njohur Ahmed Kalaja.

Duke qenë se kohëve të fundit shumica e njerëzve kanë filluar të agjërojnë,  marrë shkak nga kjo gazetari e pyet Imamin se cili është kuptimi I vërtetë I agjërimit dhe a është kthyer së fundmi të agjërosh në modë.

Imami përpos kësaj tregoi qëllimin e vërtetë të agjërimit I cili nuk është qëndrimi pa pirë dhe pa ngrënë por përsosja e njerëzve.

“Faktikisht është gjë e mirë që ndonjëherë, adhurimet ose normat fetare kthehen trendi ose në modë, madje mund të bëhen edhe për arsye shëndetësore. Por faktikisht qëllimi kryesor I agjërimit është që njeriu të përsoset në shpirtin e tij dhe të kuptojë se nuk është bota materiale gjithçka.

Ka gjëra shumë më të rëndësishme në jetë sesa thjesht dhënia shumë mbas jetës dhe komoditetit. Prandaj njeriu detyrohet për një muaj të provojë çfarë është etja, uria, çdo të thotë të vuash, të djersistësh dhe të lodhësh dhe aty kupton dhimbjen e të varfërve. Ramazani nuk merr kuptim vetëm se nuk ha dhe nuk pi por duhet të jetë njeri I përsosur mbi të gjitha. Qëllimi kryesor I agjërimit është përsosja e njeriut dhe jo thjesht të qëndrojë pa ngrënë dhe pa pirë” – tha Imami.

Video e plote e emisionit