Masat anti Covid/ Pëllumb Pipero ka një mesazh për Komitetin e Ekspertëve

459
0

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i pyetur lidhur me masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke vlerësuar situatën aktuale mjeku thotë se duhet të ketë një lirim të tyre.

“Nëse vazhdojnë këto shifra, masat nuk kanë arsye të shtohen. Përkundrazi duhet të lirohen”, thotë Pipero.

Pipero mendon se 40% e popullsisë tashmë e kanë kaluar virusin. Nëse edhe ritmi i vaksinimit të popullsisë mbetet i lartë, stina e verës mund të na rikthejë në normalitet.