Vendi i parë europian pa Covid. Nuk ka më të raste te reja me koronavirus

1485
0

Pas një viti nga rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në vend, Islanda po përgatitet të bëhet shteti i parë evropian pa Covid.

Pas një trendi të infeksioneve mes ulje ngritjeve, ishulli në Detin e Veriut, para dy ditësh nuk ka pasur ndonjë rast të ri të infektimit nga transmetimi i brendshëm, duke konfirmuar një trend të kurbës së epidemisë në rënie të ndjeshme, që ka parë numrin e infeksioneve ditore vetëm me një shifër për javë të tëra.

Aktualisht, në vend ka 17 persona të infektuar me koronavirus, nga të cilët 10 në izolim në shtëpi dhe shtatë të shtruar në spital, por asnjë prej tyre në kujdes intensiv.

Incidenca e rasteve të Covid 19 për 100,000 njerëz në 14 ditë, është tani 0.3 për banorët, ndërsa ajo për shtrimet në spital, është 3.

Rezultate të shkëlqyera për Islandën, të konfirmuara nga harta-Covid e ECDC, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, e cila e ka vendosur të gjithë vendin në zonën e verdhë, atë me incidencën më të ulët të infeksioneve.

Një rezultat edhe më i vlefshëm, sepse vjen në një kohë që variantet e e reja, kanë pasur një rritje të frikshme rastesh të infektimit me koronavirus në Evropë, pasi u zvogëluan javët e fundit.

Këta janë numra që konfirmojnë gjithashtu mirësinë e zgjedhjes së qeverisë lokale për t’i dhënë dritën e parë jeshile rihapjes, duke liruar disa nga kufizimet Covid të vendosura në kohë pandemie.

Rezultatet e fituara falë një kombinimi të kufizimeve të brendshme, por mbi të gjitha kërkesat e hyrjes në kufij, të cilët, duke përfituar nga fakti se ishin një ishull me një popullsi të vogël, lejuan gjurmimin e vazhdueshëm të kontakteve.

Tani, kësaj i është shtuar një fushatë vaksinash kundër Covidit, e cila tashmë ka arritur në 12,600 persona.

Në valën e parë, Islanda u mbyll për vizitorët e jashtëm dhe megjithë rihapjen në qershor, zbatohet një politikë e rreptë për hyrjet që përfshin një test për Covid-19 pas mbërritjes, një karantinë për 5-6 ditë dhe një test të dytë diagnostikues.

“Ishte një përzierje e vullnetit të qytetarëve për të respektuar pa përjashtim çdo rregull, forcën e ekipeve tona mjekësore, efektivitetin e testeve, gjurmimin e infeksioneve, të kontrolleve të rasteve të mundshme pozitive. Por sigurisht, duhet të pranojmë, që të jesh një shtet ishull me vetëm 365 mijë banorë , pa kufij tokësorë me vendet e tjera dhe afër rrethit polar, na ndihmoi shumë”, – pranoi Vydir Reynisson, një nga më përgjegjësit për luftën kundër pandemisë në Islandë.

Vendi tani ka filluar të rihapë restorante, palestra, pishina dhe vendet e takimeve, por kujdesi dhe vigjilenca e qytetarëve vazhdon të mos mungojë.