Surpriza në të gjitha qarqet/ Dalin emrat e kandidatëve per deputet të PS-së

763
0

Partia Socialiste po kërkon një mandat të tretë historik. Lulejta Bozo do të ketë një vend të sigurt në parlament, por ka ven edhe për emra të rinj dhe të panjohur për publikun.

Sakaq, janë anashkaluar disa emra të vjetër të kësaj partie.

Lista e plotë pritet t’i shkojë Kryesisë së PS-së në orën 18:00.

Kandidatët dhe qarqet:

Tiranë: Etlinda Gjonaj, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Arben Ahemtaj, Elisa Spiropali, Pandeli Majko, Alqi Banko, Dallëndyshe Bici, Etjen Xhafaj, Toni Gogu, Fidel Ylli, Eduard Shalsi.

Në zona jo të sigurta: Mimi Kodheli, Halit Valteri, Edmond Rushi dhe Ylli Shehu.

Berat: Blendi Klosi, Bardhyl Kollçaku, Nasip Naço.

Dibër: Dionis Imeraj, Dritan Lelaj, Olta Xhaçka, Aurora Mara, Lavdërim Krashi.

Durrës: Luljeta Bozo, Edi Rama, Ardian Çela, Milva Ekonomi, Lefter Koka, Klodiana Spahiu.

Elbasan: Evis Kushi, Taulant Balla, Eraldo Xhani, Albana Hana, Sajmir Hasalla.

Fier: Gramoz Ruçi, Erion Braçe, Tatjana Pire, Bujar Çela, Bashkim Fino, Petro Koçi, Antoneta Dhima, në diskutim emri i Haki Çakos.

Gjirokastër: Mirela Kumbaro, Bledi Çuçi, Laert Duraj.

Korçë: Blerina Gjylameti, Ermonela Felaj, Ilir Pendavinji, Niko Peleshi, në diskutim emri i Edlira Bodes.

Kukës: Gerta Duraku, Petrit Malaj.

Lezhë: Lindita Nikolla, Shpresa Marnoji.

Shkodër: Majlinda Angoni, Benet Beci, Paulin Stërkaj, Ilir Beqaj, Luan Harushaj.

Vlorë: Anila Denaj, Edi Rama, Damian Gjinkuri, Fatmir Velaj