Para disa ditesh në emisionin “Shqipëria Live” kishte intervista të shumta me shqiptarët që jetojnë në vendet e ndryshme të botës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Alaska ishte Jessy Musliu, i cili tha se ka 43 vite atje, por që i duken si 43 orë, pasi koha ikën shumë shpejt.
Sipërmarrësi shprehet se i kujtohet shumë mirë kur ka shkuar për herë të parë në Alaskë.
“Kishte 12 shqiptarë, të gjithë të rinj. U vëllazëruam sikur të ishim një familje, edhe pse ishim nga treva të ndryshme. Në qytet mendonin të gjithë se jemi vëllezër”, tha ai.
Ndërsa i pyetur se çfarë i mungon nga Shqipëria, duke qeshur tha për fasule. Ai tha se “edhe pse bën ftohtë këtu, njerëzit janë shumë të ngrohtë”.
Ndërsa shtoi se në Alaskë ka diku mbi 1 mijë shqiptarë. “Flokë të gjata e mend të shkurtra, por ëndrra për tu kthyer në atdhe është e madhe. Fatmirësisht kemi mundësi me udhëtuar. Fëmijët tanë rriten këtu, e ne mundohemi që ti fusim në zemër kulturën shqiptare”, përfundoi ai.