Skip to content

Konsullata ben njoftimin e rendesishem per Pasaportat, ja cfare duhet te dini

    Konsullata e Barit ka bere nje njoftim per shqiptaret qe do te aplikojne per rinovimin e pasaportes:

    Të nderuar qytetarë!

    Ju informojmë se:
    ➡️Duke filluar nga janari 2021, siç edhe jeni tashmë në dijeni, takimi për rinovimin e Pasaportës dhe Kartës ID caktohet nga vete aplikanti,👨‍💻duke përzgjedhur vete datën dhe orën e takimit në Konsullatë pasi të keni aplikuar në platformën www.e-albania.al –
    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
    ✅Takimet caktohen edhe brënda ditës në varësi të kohës dhe mundësisë suaj.
    ✅Njoftimi për prodhimin dhe mbërritjen e Pasaportave dhe Kartave ID publikohet në faqen e Facebook-ut, sipas datës që jeni paraqitur në Konsullatë.
    ✅Shpërndarja e Pasaportave dhe Kartave ID bëhet:

    1. Duke dërguar kuponin tuaj me poste ose korrier, në një zarf të parapaguar, në adresën e Konsullatës, :
      ✉️Via Pasqualle Villari 50, 70122 Bari, ose,
    2. Me paraqitjen tuaj në Konsullatë për tërheqjen e tyre, çdo ditë gjatë orarit zyrtar.⏱
      ➡️Për veprime të tjera konsullore si Leje Kalimi, Prokura apo Vërtetime të ndryshme nuk është e nevojshme të caktoni takim, por mjafton të keni bërë aplikimin online për shërbimin që dëshironi, pagesën përkatëse në Bankë dhe dokumentacionin e nevojshëm.