Një javë para finales, cila vajze nuk mori trëndafil nga Saimiri në Love Story

360
0

Përfundoi rrugëtimi i konkurrentes Xhesi Peraj në natën e 14-të në spektaklin Love Story, teksa nuk arriti të merrte trëndafil nga Saimiri.

Trëndafilin e parë ai ia dhuroi Generdës, teksa u shpreh se do ta zgjedhë në finale për t’i dhënë asaj dhe vetes mundësinë për t’u njohur më mirë.

Trëndafilin e dytë ai i’a dhuroi Merit për të cilën tha se ka pasur më shumë ndjenja.

“Çdo e hënë është shumë emocionuese por kjo sot është akoma më shumë. Kemi pasur tre takime shumë të bukura dhe me shumë ndjenja.

Dua t’i falenderoj vajzat për kohën dhe vëmendjen që më kanë kushtuar. Shpresoj që edhe unë mos t’ju kem zhgënjyer në këtë rrugëtim”, u shpreh Saimiri.

Ndërkohë për Xhesin ai theksoi se është një vajzë shumë e rrallë dhe se e vlerëson shumë si person.

 “Xhesi je vërtetë një vajzë shumë e rrallë dhe unë të vlerësoj shumë si njeri dhe të uroj nga zemra ta gjesh dashurinë e jetës”, tha Saimiri.

Ndërkohë, bukuroshja nga Shkodra u shpreh se ka vetëm ndjesi të mira nga ky rrugëtim dhe se Saimirit i uron më të mirat e botës.

“Në takimin e parë që kemi pasur unë të kam bërë dhuratë një simbol, atë engjëllin që të kam thënë që sido të shkojë ky rrugëtim, unë do jem mbështetje për ty.

Nuk më ke zhgënjyer në asnjë moment. Je një djalë me plot vlera. Unë nga ky rrugëtim po dal me ndjesi vetëm pozitive, falenderoj të gjithë produksionin, Vera Grabockën, që nga momenti i parë ka qenë inspirim dhe mbështetje.

Falenderoj Alketën që është një vajzë që i do vajzat. Falenderoj Ildën, padyshim çdo njeri nga ky produksion sepse kemi qenë si një familje e madhe dhe do më mungojë pafund”, tha Xhes