‘Ju lutem mos i sillni të afërmit këtu’, thirrja DRITHËRUESE e dy motrave: Kemi prova se babain e lanë të..

1112
0

Dy motra kanë shpërthyer në lot përpara spitalit infektiv, pasi i ati i tyre kishte ndërruar jetë nga koronavirusi.

Vajzat e Rifat Lalos thanë se ai kishte humbur jetën në spitalin Infektiv dhe kanë hedhur akuza të shumta ndaj sistemit shëndetësor. Sipas tyre, ata e kishin lënë babain në një karrige dhe nuk ka marrë asnjë shërbim.

“Na thanë që vetëm këtu kishte oksigjen, na thanë që nuk kishte vende të lira në spitale, vendosëm që ta sillnim këtu. Babai na merrte çdo çerek ore dhe na thoshte se nuk i bënin asgjë, e kishin lënë afër derës dhe kishte ftohtë. Doktoresha Migena Qato nuk kishte një etikë mjekësore, ajo thoshte që po i bëjmë skaner dhe babai thoshte nuk i bënin asgjë. Babai thoshte që të dilnin, ne komunikuam dhe me mjekë në Bruksel dhe thoshin që nuk është gjendja aq e rëndë sa e thonë ata aty.

Ishim me mëdyshje nëse duhet ta nxirnim apo jo nga spitali, kërkuam që ta çonim në një spital tjetër. Babai thoshte jepni para dhe më nxirrni nga këtu. Nuk kam për t’ia falur kurrë vetes këtë, që e shtruam babanë këtu. Kurrë më asnjë të afërm në publik, e vërtetuam këtë mbrëmë, me ikjen e babait tonë. Na tha se e kishin lënë në një karrige, nuk e prekte njeri me dorë, babai ynë ishte intelektual. Kemi shumë pikëpyetje, babai ynë ka ikur me brengë në zemër, na iku tak fak.

Ne kemi burim nga brenda që nuk i është bërë skaner, ju lutem mos sillni prindërit këtu, të afërmit, e kemi të provuar që nuk i është bërë asgjë”,- thanë dy motrat në një intervistë për Fax News.