Kurset e këmbimit / Valutat e huaja e nisin javën me një rënie, duke përjashtuar Paundin Britanik

252
0

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, dollari amerikan blihet me 101.6 lekë dhe shitet me 102.6 lekë, ndërsa monedha evropiane Euro blihet me 123.3 lekë dhe shitet me 123.8 lekë.

Ndërkohë, paundi britanik blihet me 140.5 lekë dhe shitet për 141.4 lekë. Franga zvicerane blihet për 113.7 lekë dhe shitet për 114.5 lekë.

Krahasuar me fundin e javës së kaluar, rezulton se dollari amerikan ka parë një rënie prej 0.2 lekësh, ndërsa euro në shitje ka parë një rënie të lehtë prej 0.1 lekësh.

Ndryshe është me paundin britanik që ka parë një rritje prej 0.5 lekësh në blerje dhe 0.4 lekësh në shitje. Gjithashtu, franga zvicerane është ulur me 0.2 lekë.