Diten e sotme eshtë publikuar dosja 22 faqe e Prokurorisë së Tiranës për ndalimin e tre infermiereve të tjera si dhe një sanitareje tjetër të spitalit Covid 2.
Ata janë arrestuar si pjesë e skemës së mirëfilltë, me qëllimin e vetëm kriminal, që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen e Covid-19 dhe familjarëve të tyre, shkruan “Ora News”.
Në kërkesën “Për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal”, që është dorëzuar pranë Gjykatës së Tiranës, janë të parashtruara edhe bisedat e përgjuara mes Tires, sanitares së arrestuar dhe infermiereve të këtij spitali.
Prokuroria e Tiranës ka bërë kqyrjen e telefonit të sanitares Tire Alldervishi, ku ka zbuluar se kjo shetasese ka shkëmbyer komunikime të shumta me persona të ndryshëm, kryesisht paciente dhe famijarë të tyre si dhe sanitare dhe infermiere në spitalit ”Shefqet Ndroqi”.
Zbardhen bisedat
Nga përmbajtja e këtyre e komunikimeve të realizuara nëpërmjet aplikacionit ”WhatsApp” dhe SMS, rezulton se Tire Alldervishi, në bashkëpunim me persona të tjerë përveç rastit me pacienten Liljana Kalemi, është përfshirë edhe në disa episode të tjera, duke i kërkuar dhe marrë para familjarëve të pacientëve të shtruar në spital, për ti shërbyer të afërmve të tyre. Nga analizimi tërësor i këtyre komunikimeve në raport me deklarimet e pacienteve apo familjareve të tyre, apo edhe me veprimet e tjera hetimore, rezulton se qëllimi i ketyre personave ka qene marrja dhe hedhja në dorë e vlerave monetare dhe duke e përdorur detyrën e tyre si mjet perfitimi personal.
Më konkretisht në datë 5 dhjetor 2020, Tire Alldervishit i ka ardhur një mesazh SMS nga kontakti i regjistruar në telefonin e saj me emrin “Sheqere kati 3”, ku përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë vijon:
Sheqere kati 3: ”Tire shko ndërroje pak Muhametin, se ta jap kafen kur të vij vetë, se s’ka Elda kohë. Në rregull. Mos harro. Më thuaj pastaj”.
Nga verifikimet në sistemin “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular 0682XXXXX i përket Sheqerije Koçi, e cila rezulton e punësuar pranë Spitalit Univeristar “Shefqet Ndroqi”.
Gjithashtu, sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrjen dhe marrjen e dokumenteve” nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Sheqerije Koçi figuron ne listen e infermierëve të këtij spitali.
Ndërsa shtetasi me emrin ”Muhamet” është identifikuar si shtetasi Muhamet S…., përdorues i numrit, i cili sipas dokumentacionit të administruar nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë rezulton të ketë qenë i shtruar si pacient në spital gjatë përiudhës kohore që është dërguar mesazhi.
Nga ana e prokurorisë, është pyetur shtetasi Muhamet S…., i cili ka deklaruar se është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” rreth datës 1 dhjetor 2020 dhe ka dalë nga spitali në datën 13 dhjetor 2020.
Emrat e stafit mjeksor që i kanë shërbyer nuk i mban mend, por njeh Sheqerije Koçin, e cila punon si infermiere në atë spital, pasi vajzën e saj e ka menaxhere në biznesin e tij.
Gjithashtu mban mend dhe një infermiere që quhet Elda, e cila i ka shërbyer. Ai pohon se i ka lënë bakshish, duke mos dhënë detaje të tjera. Tire Alldervishin, ai nuk e njeh dhe nuk mban mend që ajo t’i ketë shërbyer atij gjatë kohës që ka qenë i shtruar në spital.
Më 12 dhjetor 2020 Tirja komunikon me Mira Vod”. (Mira Bushi infermiere në spital)
Nga biseda, Tirja i thotë Mirës që ka hyrë mik për të tek Ana në dhomën 6 dhe Mira i thotë që s’ka gjë se në i ndajmë të gjitha. Në bisedë, përmendet shtetasja me emrin ”Sheqere”, ku pas verifikimeve të bëra nga ana prokurorisë, është Sheqerije Koçi, infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”.
Nga biseda kuptohet gjithashtu që dikush që ka qenë i shtruar, i ka dhënë diçka Sheqerijes, që sipas bindjes së prokurorisë ka qenë perfitim monetar.
Biseda më 12 dhjetor 2020. Biseda nis në orën 17:49
Tire Alldervishi: Si të kam. Kam hyr mik dje për ty, ke Ana për dhomën 6. Kam bëeë gabim apo mirë. Nëse kam gabuar të kërkoj ndjesë.
Tire Alldervishi : Të përqafoj …S’flas dot. Më vonë
Mira vod: S’ka gjë ne i ndajmë të gjitha.
Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta Ti e di që punojmë bashkë
Tire Alldervishi: Degjova që i keni bërë me dhoma
Mira vod : Ne fakt nuk i doja se ta çajne kokën
Mira vod : Po s’ka gjë, ne kështu punojmë
Tire Alldervishi: Kërkoj ndjesë
Mira vod :Të kam zemër. Të puth fort
Tire Alldervishi :Kafja të bëftë mirë
Biseda më 26 shtator 2020. Biseda nis në orën 15:21
Tire Alldervishi komunikon me numrin e telefonit 069 XXXXXX të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Sidorela Kat 3”, infermiere e spitalit covid 2
Tire Alldervishi: E pe, mojsa më dha Nj 10
Sidorela Kat 3: Kur ta dha
Tire Alldervishi: Ma futi ke çanta kortonit
Sidorela Kat 3: Mua s’më dha
Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobus … vlsa pa ic
Biseda më 30 gusht 2020 po në ëhatsApp, ora 22:20
– Sidorela Kat 3: Tire
– Sidorela Kat 3: Ça bën
– Sidorela Kat 3: T’lutem ma bëj hallall e më shko çik atje
– Sidorela Kat 3: T’sigurova 20 mi
– Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askënd
Sidorela Kat 3: Dhe veç 20 sa lek harxhove
– Sidorela Kat 3: M’thuaj
– Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gëzimi
– Sidorela Kat 3: T’lutem
– Tire Alldervishi: Nuk me ngre tlf
– Sidorela Kat 3: Ja ta mar unë një herë
– Tire Alldervishi: Nr Vjollcës, numër tjetër 067…
Sidorela Kat 3: Vajte
– Sidorela Kat 3: Atje
– Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur të interesohet një infemiere me emrin Edlira
Biseda më 2 shtator 2020 ora 17:43
Nga analizimi i listës së pacientëve të shtruar në spitalin ”Shefqet Ndroqi”, të marrë nga ana e prokurorisë me proçesverbal të ”kqyrjes dhe marrjes së dokumentave”, rezulton që personi i cituar me me emrin ”Gzimi” është pacienti i shtruar në spital, shtetasi Gëzim L… dhe personi që ka mbajtur kontakte me Tiren është bashkëshortja e Gëzimit, shtetasja Fatime L…. Edhe Ferzi Y…. ka qenë pacient në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.
– Sidorela Kat 3: Ku je ti
Sidorela Kat 3: T’jap çik nr e gocës së Gzimit t’ia nxjerësh n’kamera
– Tire Alldervishi: Don Gzimi me fol me gruan
– Sidorela Kat 3: Se m’tha do i jap Tires ndonjë lek
– Sidorela Kat 3: Ok
– Sidorela Kat 3: Ja t’jap nr
– Tire Alldervishi: You deleted this message
– Sidorela Kat 3: Kush e ka këte
– Sidorela Kat 3: Nr
– Tire Alldervishi: Lidhu me këte numër
– Sidorela Kat 3: Kam frikë mos me hapin ndonjë problem
– Tire Alldervishi: Quhet Lume
– Sidorela Kat 3: O tire prit t’mar n’tel
– Tire Alldervishi: Jam mikesha Tites t’i thotë
Biseda më 5 tetor 2020 ora 19: 14
– Sidorela Kat 3: Ferzi ymetllari
Sidorela Kat 3: Ma gjej çik
Sidorela Kat 3: Esht kushëriri I babit
– Sidorela Kat 3: Eshtë nga Alarupi
Sidorela Kat 3: E ma thuj si është dhe do takojmë ata familjarët t’pim kafe
– Sidorela Kat 3: Kafe