Rritja e ndjeshme e rasteve te reja, Rama flet per kufizimet e reja

819
0

Pas rritjes së ndjeshme të numrit të infektimeve ne ditët e fundit, edhe pse eshte folur shume, masat akoma nuk do të ndryshojnë, te pakten edhe per kete jave.

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, me fokus Shëndetësinë, se duke nisur nga dita e sotme do të ndëshkohen njësitë tregtare që nuk respektojnë masat anti-COVID si dhe do ndalohen edhe grumbullimet, përfshirë edhe ato partiake.

Nëse situata nuk ndryshon, paralajmëroi Rama, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të njoftojë kufizimet e reja, por duket shtuar se nuk do të jenë aq të rrepta sa në marsin e vitit të kaluar.

Është një opsion patjetër që nga fundi i javës së shkuar jemi në diskutim për çfarë do bëjmë. E para, të zbatojmë mirë këto që kemi, policia të ndryshojë qasje, inspektoriati po ashtu, njësitë tregtare të ndryshojnë qasje, nuk dua të ndodhë, por inspektorë, taksidarë të futen nëpër lokale, biznese e njësi tregtare.

Do përgatitemi për zbatim rigoroz të masave dhe për të parë çfarë mund të bëjmë kufizime të tjera pa dashur të kthehemi tek kufizimet e forta të vitit të shkuar.

Po i diskutojmë disa kufizime të tjera, për momentin nuk kemi. Është Komiteti që vlerëson numrat, trendet por jemi të bindur që duhet të reagojmë me forcë nëse nga ana e njësive tregtare nuk do ketë reagim”,- tha Rama.