A do të bjerë borë në Tiranë? Sinoptikani tregon cfarë pritet të ndodhë këtë javë: Të shtunën do të bjerë..

3363
0

Meteorologu Hakil Osmani nga MetoAlb ka folur për ndryshimet e motit.

Osmani tregoi se gjatë ditës së sotme në zonat veriore do të kemi reshje të shiut, reshje të cilat do të na shoqërojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

“Dita e sotme në zonat veriore do të mbetet me prezencë të reshjeve të shiut, ndërsa zonat qëndrore dhe jugore do të kenë alternime dhe kthjellime të cilat do të krijojnë mundësi edhe për reshje të pakta. Mesdita do ti fuqizojë vranësirat dhe do të bëjë që pothuajse i gjithë territori shqiptar të kalojë me reshje mesatare, ndërsa në zonat veriore këto reshje do të jenë edhe në formën e rebesheve të shiut.

Gjatë orëve të mbrëmjes presim një përmirësim të kushteve të motit, përmirësim i cili do të vazhdojë edhe gjatë ditës së martë. Pasditen e ditës së martë do të kemi një fuqizim të reshjeve, reshje të cilat gjatë ditës së mërkurë do të kemi një dobësim të tyre duke bërë që të mbeten më të fokusuara në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit shqiptar. Dita e enjte do të rikthehen sërish reshjet e shiut të cilat do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit”– thotë Osmani.

Ditën e premte sipas meteorologut do të kemi një përmirësim të kushteve të motit, përmirësim i cili do të zgjasë shumë pak pasi në fundjavë do të kemi një rikthim të reshjeve të shiut ku në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e borës. 

“Zona e Dajtit do të jetë më e rrezikuara nga reshjet e borës pasi është në një lartësi të konsiderueshme. Reshjet e borës që pritet të bien gjatë fundjavës do të jenë në një lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit.”