Kur do të hapen kufijtë për të udhëtuar jashtë? Ekspertët japin lajmin e mire

2912
0

Ka shumë njerëz të cilët pothuajse çdo vit udhëtojnë jashtë.

Vitin që lamë pas, për shkak të situatës Covid, shumë njerëz kudo në botë nuk mundën për shkak të pandemisë. Edhe shqiptarët kaluan një vit të vështirë.

Pati dhe nga ata që kishin prenotuar udhëtimin e ëndrrave, por pandemia ua prishi planet.

Lajmi i mirë është se këtë vit mund t‘i shijojmë pushimet verore edhe jashtë vendit, pas i ka mundësi që këtë verë të gjithë të mund të fluturojmë atje ku duan.

Kështu thonë ekspertët e industrisë së udhëtimit.

Sipas tyre, vaksinat janë shpërndarë gjerësisht dhe rastet e virusit me shumë gjasë tani do të bien.

“Unë jam shumë i sigurt që në fillim të majit e tutje të gjithë do të jemi në një botë shumë më të mirë”, – tha Paul Charles, themelues dhe CEO i “The PC Agency”, këshilluese udhëtimi me qendër në Londër

Vaksinat dhe testimet po ecin para, edhe në Europë, që është një ndër  kontinentet më të prekura.

Charles dhe ekspertë të tjerë të industrisë, por ajo që duhet dëshpërimisht është qëndrueshmëria dhe koordinimi më i madh përtej kufijve.