Ndahet nga jeta presidenti i televizionit “Fax News”

428
0

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku po kurohej prej disa javësh, e ku nuk mundi që të fitonte dot betejën me Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.

Kjo është një ditë e dhimbshme për Fax News dhe Faxweb, teksa i gjithë stafi i televizionit dhe webit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelliu.