Mesohet plani i KQZ-së/ Ja si do të votojnë emigrantët shqiptare më 25 prill

363
0

Mesohet plani i KQZ-së, pas idesë së hedhur, që edhe emigrantët të votojnë më 25 prill.

Do të ishte hera e parë në gati 30 vite pluralizëm, që edhe emigrantët tanë të përfshihen në votime.

Përpos vështirësive, KQZ, duke marrë në konsideratë kushtet e Shqipërisë (shtrirjen gjeografike të diasporës, afatet kohore në dispozicion, shërbimi postar, mungesën e sistemeve të zhvilluara teknologjike, vlerëson se më i përshtatshëm për t’u zbatuar aktualisht në vendin tonë, është metoda e votimit nga jashtë përmes postës dhe shkarkimit i fletës së votimit online në faqen e KQZ-së.

Grupi i Punës velerëson këtë metodë votimi (modeli i Kosovës), si në zgjidhje afat-shkurtër.

Mësohet e grupi i punës ka hedhur poshtë idenë e votës nëpër ambasada.

Kjo për shkak të numrit të kufizuara të selive tona diplomatike nëpër botë, si dhe ka përjashtuar votimin online, pasi ai është i pasigurt.

Sipas KQZ, emigrantët, së pari duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit E-albania.

Më pas, secili duhet të hyjë në portalin e KQZ dhe të dërgojë një kërkesë ku të shfaqë interesin të votojë. Administrata e komisionit bën verifikime dhe e njofton emigrantin nëse e drejta e tij për të votuar është pranuar.

Grupi i punës në KQZ, nuk ka përllogaritur dot sa do të kushtojë ky proces, por parimisht, thotë se vota e një emigranti mund të kushtojë, nga 22-25 dollarë.

Në këtë rast, emigrantët grupohen në një regjistër të posaçëm, dhe emri i tyre hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Fletën e votimit, zgjedhësi jashtë vendit e shkarkon online nga faqja e KQZ-së, dhe pasi e plotëson, e dërgon përmes postës në Shqipëri.

Megjithatë, grupi i punës në KQZ, thotë se ky proces ka anë të dobëta, ku ndër të tjera rreshtohen:

Siguria që fleta e votimit pas plotësimit nga zgjedhësi arrin në Shqipëri në kohë;

Mungesa e sigurisë përgjatë rrugës ose para numërimit / mbërritjes në KQZ;

Kostoja financiare më e lartë për votuesit, pasi posta drejt Shqipërisë është më e kushtueshme;

Rreziku i shtimit fiktiv të fletëve të votimit.