Bill Gates paralajmëron, ja si do të jenë 5 muajt e ardhshëm

874
0

Miliarderi amerikan Bill Gates është shprehur se fundmi se nuk parashikon përmirësim të situatës së COVID të paktën për 4-5 muajt e ardhshëm, duke thënë se numri i infektimeve të reja dhe viktimave do të vazhdojë të rritet.

Gates tha për televizionin NBC se do ta merrte vaksinën sapo të dalë, ndërsa shtoi se normaliteti mund të rikthehet në pranverë nëse dyfishohen masat e shëndetit public.

”Kjo është një situatë paradoksale sepse gjërat po përkeqësohen. Katër deri në pesë muajt e ardhshëm duken mjaft të zymtë”, tha ai.

Për sa i përket vaksinave anti-COVID, ai tha se të gjitha mund të jenë efikase, duke iu referuar vaksinave të zhvilluara nga Moderna dhe Pfizer.

”Duket se pothuajse të gjitha vaksinat do të kenë sukses. Ështe shkencë e mrekullueshme, prodhim i shkëlqyeshëm industrial, bashkëpunim perfekt, edhe midis vendeve. Pra, e dini, kjo është një luftë, ne jemi të gjithë së bashku”, tha Bill Gates.