Hapja e kufijve/ Shteti evropian heq Shqipërinë dhe Kosovën nga lista me rrezikshmëri, mund të levizim lirisht

1752
0

Është përditësuar se fundmi lista e vendeve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës.

Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 14 dhjetor 2020.

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet Ballkanike që nuk janë në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën. Kjo nënkupton se të gjithë banorët e Zvicrës mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërkohë shtetet Ballkanike që janë në listën e rrezikshmërisë sipas raportit të BAG: janë Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia.

Nga ana tjetër, shtetet tjera me potencial rreziku për Zvicrën janë edhe Andorra, Gjeorgjia, Jordania, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Sllovenia, San Marino, Shtetet e Bashkuara, dhe disa Zona të Austrisë, Italisë dhe Francës.

Në Zvicër ekziston një kërkesë karantine për udhëtarët nga vende dhe zona të caktuara. Lista e këtyre shteteve dhe territoreve do të azhornohet në 14 Dhjetor. Një rezultat negativ i testit nuk heq karantinën.