Nuk e bën qeveria, por e bën hoxha Elvis Naçi, ja si duket “qyteti i ri” në Thumanë

927
0

E akuzuan për vjedhje fondesh, por nuk reagoi, mesa duket priti të fliste pasi të tregonte me vepra mbi atë çfarë po bëhet në Thumanën e shkatërruar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Diten e sotme Hoxhë Elvis Naçi ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga Thumana, ku tregohet qyteti i ri që po ngrihet mbi rrënojat e asaj që kishte mbetur nga fatkeqësia natyrore e një viti më parë.

“O Zot sa e bukur po behet Thumana! Na akuzuan se do t’i pervetsonim fondet dhe Thumana nuk do te ndertohej, pritem me durim dhe sapo leja u dha, fal jush bamires po ecim me ritme te shpejta. Per cdo akuze te padrejte une kam vetem nje fjale; Zot fali!”, shkruan Naçi mbi fotot e publikuara.