“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu turk ben paralajmërimin e forte

4082
0

Paraditen e sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata që përjetuan në fund të muajit tetor. Një termet shkatërrimtar që shkaktoi viktima, të lënduar po kështu edhe plot dëme materiale.

Turqia u godit sot nga një tërmet që fillimisht u raportua me magnitudë 4.7, por më pas u tha se ishte 4.9. Tërmeti kishte epiqëndrën në zonën e Malatyas në Turqi, ndërsa nuk u raportuan për të lënduar. Sa i takon zonës ku u ndjenë lëkundjet e forta, sizmiologu i njohur turk Prof.Dr. Naci Gorur, ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes, pasi priten lëkundje edhe më të forta.

Sipas tij, bëhet fjalë për një pllakë tektonike, e cila përmes tërmeteve të ngjashme po e shtyn energjinë e akumuluar gjithnjë e më në veri. Duke rrezikuar kështu që në vijim të ketë një lëkundje shumë më të fuqishme.

“Bëhet fjalë për pllakën e Anadollit Lindor, dhe siç e dini në këtë zonë kanë ndodhur tërmete shumë të fuqishëm në të shkuarën. Madje një vit më parë ndodhi tërmeti në Elazig, i cili i përket kësaj pllake.

Për fat nuk ishte një lëkundje shkatërruese, por kjo nuk do të thotë që në vijim nuk mund të ndodhë një e ngjashme, pasi kjo zonë njihet për tërmete të fuqishme”, ka deklaruar ai.

Sot një tërmet i fortë ka goditur zonën e Malatyas. Tërmeti ka qenë me një thellësi 6.94 kilometra, ndërsa lëkundjet kanë bërë që njerëzit të dalin të tronditur në rrugë.