‘Mbyllje për disa javë sic po e bën bota..’ Shefi i Urgjences ben deklaraten e papritur

3220
0

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi sot në një intervistë  për ‘TCH’, se vendi mund të kalojë në kufizim oraresh madje mund të mbyllet në fundjavë apo edhe per disa jave, nëse vazhdohet me këto shifra.

Brataj sqaroi se ende nuk është marrë në shqyrtim mundësia për mbylljen e vendit (karantina) për disa javë:

“Do të kalojmë ose në kufizim oraresh mbyllje fundjavash ose nëj mbyllje për disa javë sic po e bënë bota, por që nuk e kemi marrë në konsideratë. Duhet të ruajmë një ekuilibër”.

Brataj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar masat. Sipas tij, dimri do të sjellë një tjetër rritje dhe skenarët nuk duhen ezauruar me shpejtësi, dhe duhet bërë përpjekja që të shmanget mbyllja e vendit:

“Këto numra që shohim sot, mbas tre javësh do të kemi më shumë pacientë në spitale. Ndaj nuk duhet të gjendemi të papërgatitur. Kemi nevojë për qytetarët, për zbatimin e masave”.

Me uljen e temperaturave nis edhe qarkullimi i virusit të gripit, çka e vështirëson situatën, por Dr. Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën e gripit pasi krijojnë mbrojtje edhe për Covid-19.

Në fund, i pyetur se cili është skenari tjetër me rritjen e shifrave, pas vendimit të fundit për zhvilimin e mesmit online, Brataj tha se nuk përjashtohet edhe një mbyllje disajavore, por po vlerësohet situata në çdo moment.