Italia ne alarm, 4 rajone në zonë të kuqe. Masa te reja per levizjen ..

641
0

Rritja e shumte e numrit të rasteve te reja me koronavirus ka shtyrë Italinë drejt mbylljeve të pjesshme lokale. Hapi drastik u njoftua diten e sotme nga kryeministri italian Conte. 4 rajone u futen në zonën e kuqe, 2 portokalli dhe 14 të verdhë. Masat e reja futen në fuqi ditën e premte.

Calabria, Lombardia, Piemonte dhe Valle d’Aosta janë futur në zonën e kuqe me rrezik të lartë për shkak të numrit të raste të të infektuarve me koronavirus. Më pak rrezik, zona e verdhë përfshinë Abruzzo, Basilicata, Campania, Emilia Romagna, Lazio, Veneto dhe Liguria. Në zonën portokalli futen Puglia dhe Sicilia.

Me ndarjen e rajoneve sipas shkallës së rrezikshmërisë nga e premtja futen në fuqi edhe masat e reja për lëvizjen e qytetarëve. E rëndësishme është që shkolla dhe kopshtet nuk do të mbyllen në zonat e kuqe. Lëvizja në zonat e kuqe do të lejohet vetëm për arsye pune, shëndetësore dhe emergjente.

Kufizime do të ketë në disa biznese. Aktiviteti në qendrat sportive është pezulluar, por lejohet vetëm jashtë dhe individualisht. Në zonën portokalli, Pulia dhe Siçilia, do të mbyllen restorantet, por jo dyqanet. Në zonat e verdha ka masa kufizuese “më të buta” të parashikuara.

Zona të gjelbra nuk do të ketë.  Kryeministri Conte deklaroi se “Nëse masat do të ishin unike në të gjithë Italinë, ne do të prodhonim një efekt të dyfishtë negativ, duke mos marrë masa me të vërtetë efektive atje ku ka rrezik më të madh”.