Shifra rekord ne Spanje nga Covid-19, vendi ne gjendje kritike

560
0

Spanja ka tr onditur sot me shifrat e larta te jeteve te humbura nga koronavirusi. Vetëm për 24 orët e fundit u raportuan 1623 jete te humbura. Kjo është shifra më e lartë ditore e jetëve të humbura në të gjithë botën, që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Deri tani ka arritur në 38 mijë e 318 numri i jeteve të humbura në Spanjë që nga nisja e pandemisë në fillim të vitit.

Momentalisht janë 2786 njerëz në gjendje kritike për jetën.

Deri tani janë 1,356,798 njerëz të evidentuar si të infektuar me virusin e ri SARS-COV2.

Vetëm 24 orët e fundit ishin më shumë se 25 mijë të infektuar të rinj. Ata u zbuluan nga mbi 386 mijë tamponë të bërë në një ditë.

Me një popullsi 46 milionë banorë, Spanja ka kryer mbi 18 milionë testime.