Një tjetër shtet i madh europian kthen gjendjen e jashtëzakonshme, futet ne shtetrrethim

641
0

Eshte rivendosur gjendja e jashtëzakonshme ne Hungari, për shkak rritjes se rasteve me koronavirus. Lajmi u njoftua nga kryeministri i vendit Viktor Orban në ane te një video postuar në faqen e tij në Facebook.

Hungaria do të mbyllë klubet e natës dhe do të vendosë një shtetrrethim gjatë natës për të ndaluar përhapjen e rastve të reja me koronavirus, tha Orban.

Ai tha se qeveria do të ushtrojë një kontroll më të rreptë në vendet e argëtimit, të tilla si kinematë, teatrot dhe eventet sportive, për t’u siguruar që audienca të ndjekë masat e parashikuara për distancimin shoqëror dhe mbajtjen e maskave.

Nëse këto protokolle nuk ndiqen, policia ka autoritet të ndërhyjë, të gjobisë dhe madje të mbyllë vendet nëse është e nevojshme.

Qeveria hungareze gjithashtu do të “rrisë frekuencën e transportit publik në mëngjes dhe gjatë orës së pikut të mesditës” për të shmangur mbipopullimin, shtoi Orban.

Këto masa shtreguese vijnë ndërsa numrat e rasteve ditore në Hungari vazhdojnë të rriten, duke e lënë qeverinë të shqetësuar për tejkalimin e kapaciteteve të spitaleve.