U tha se po e menaxhonte mire Koronavirusin, Gjermania fut sërish në izolim total një zonë në Bavari

593
0

Rritja e shumte e rasteve me koronavirus në ditet e fundit bëri që një zonë në alpe në Bavari, në jug të Gjermanisë të rimarrë vendimin ekstrem për t’u futur në karantinë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Berchtesgadener në kufirin me Austrinë bëhet rajoni i parë gjerman që futet në karantinën e dytë për shkak të sëmundjes. Sipas medieve ne Gjermani, 105000 banorët e tij do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të domosdoshme.

Peter Kneffel

Në kohen kur në Berchtesgadener shkalla e infeksionit lokal arriti në 273 banorë në 100.000 u vendos karantina 14 ditore.

Situata në të gjithë botën është mëse kritike, pasi po shkohet drejt një vale të dytë me dimrin në prag. Shifrat në ditet e fundit janë rritur në mënyrë shqetësuese në Gjermani, Itali, Greqi, Angli, Spanjë, por edhe në Shqipëri.