‘O Zot, tërmet’/ Shikoni reagimin e kryeministres se Islandës ishte live ne emision

511
0

Një tërmet i forte me magnitudë 5.6 shkundi Islandën teksa kryeministrja e vendit Katrin Jakobsdottir po jepte një interviste.

Kryeministrja Jakobsdottir po fliste gjatë një eventi që po zhvillohej live në Zoom, të organizuar nga Washington Post, kur ajo bëri një pauzë në mes të fjalisë, në kohën kur tërmeti u ndje.

“O Zot, po bie tërmet”, tha ajo duke hedhur sytë përreth dhomës, para se të shtonte…”Kjo është Islanda, kërkoj ndjesë”.

Zyra meteorologjike ne Islandë tregoi se tërmeti u shënua në orën 13.43 minuta sipas orës lokale, 35 km në jug të Rikjavikut. Nuk kishte raporte për të lënduar apo dëme, por dridhjet ndërprenë shkurtimisht një sesion parlamentar në vend.