Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Nga kjo fundjavë do të mbyllen..

1246
0

Sipas autoriteteve italiane, numri i rasteve te reja në 24 orët e fundit eshte 10.874, ndërkohë që dje me një sasi tamponësh më të reduktuar ishin 9338.

Në rritje jane edhe perdsonat qe kane humbur jeten që sot janë 89, kundër 73 të ditës së mëparshme. Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë,  e ndjekur nga Piemonte me 1396 dhe Kampanja me 1312.

Janë pothuajse 8500 personat në gjithë territorin që gjenden në spital, ndërkohë që 870 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Rritja e numrave ka shtrënguar rajonin e Piemontes që nga kjo fundjavë të mbyllë qendrat tregtare, duke mbajtur hapur vetëm aktivitetet ushqimore dhe farmacitë.

Lombardia ka vendosur karantinën duke filluar nga ora 23 e të enjtes. Orari i karantinës do të jetë nga ora 23 deri në orën 5 të mëngjesit, dhe do të zgjasë çdo ditë deri më 13 nëntor, për momentin.  

Një vendim të tillë e ka marrë pak orë më vonë dhe Kampanja, por duke filluar nga e premtja, dhe mund të pasohet së shpejti nga rajone të tjera.