Virologët gjermanë të revoltuar, ja cfarë thonë për teorinë e imunitetit të tufës

359
0

Virologët botërorë kane pasur përplasje me njëri-tjetrin rreth teorisë se imunitetit të tufës për koronavirusin e ri.

Shoqëria gjermane e virologjisë ka publikuar se fundmi një dokument që hedh poshtë pretendimin e disa shkencëtarëve britanikë dhe amerikanë, se imuniteti mund të arrihet nëse kategoria më e rrezikuar do të izolohej dhe pjesa tjetër të zhvillonte një jetë normale.

Sipas ketyre virologëve gjermanë, një gjë e tillë rrezikon të shtojë ndjeshëm numrin e jeteve te humbura të Covid-19. Me tej ata shtojne se në kategorinë e personave më të rrezikuar nga pandemia nuk bëjnë pjesë vetëm të moshuarit, por edhe personat me sëmundje shoqëruese dhe probleme të tjera.

Gjithashtu, virologet gjermane theksojnë faktin se nuk është akoma e qartë sa mund te zgjase imuniteti pas rënies në kontakt me virusin, prandaj një teori e tillë është shumë e rrezikshme nga pikëpamja mjekësore, sociale dhe ekonomike.