Mbyllen shkollat për shkak të rritjes së rasteve të Covid-19 ne kete shtet te BE, mesimi kalon online

Diten e sotme u mbyllen shkollat ne Bukuresht, duke kaluar në mësimin online për të paktën dy javët e ardhshme, pasi kryeqyteti regjistroi më shumë se tre raste të koronavirusit për 1,000 banorë gjatë dy javëve të mëparshme.

Kjo ishte vija e kuqe që zyrtarët kishin dhënë për vendosjen e masave më të rrepta, duke përfshirë mbylljen e të gjitha shkollave, restorantet e brendshme, kafenetë, teatrot dhe kinematë për dy javë, dhe mbajtjen e detyrueshme të maskave në të gjitha hapësirat publike.

Në një konferencë për shtyp të hënën në mbrëmje, presidenti rumun Klaus Iohannis tha se e gjithë shoqëria rumune ishte në kaos nga pandemia, duke përfshirë shkollat.

Të martën, vendi raportoi 3,400 raste të reja të virusit, më pak se rekord me mbi 4,000 raste javën e kaluar, por trefishi i infektimeve nga një muaj më parë.

65 rumunë të tjerë vdiqën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga COVID-19 në vend në rreth 6,000 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa regjistron në total 186,254 raste të koronavirusit deri më tani.

- Advertisement -

Fëmijëria e humbur e Mihalit: Babai i alkoolizuar më shkatërroi familjen

Mihali nuk arrin dot ta cilësojë fëmijërinë e tij si të lumtur. Në rrëfimin e tij për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E...

Gazetari humb jetën ditën e sotme, vëllai i tij bën postimin prekës për të..

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij, Enkel Demi. Gazetari i...

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur

Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.