Kryeqyteti Europian serish ne Karantine

807
0

Ndër kryeqytetet e para që do të përballet me një mbyllje të pjesshme në kuadër të masave parandaluese të Covid-19 eshte Madridi.  

Kryeqyteti spanjoll dhe komuna të saj po përgatiten për të hyrë në një karantinë të dytë, pasi Ministria e Shëndetësisë raportoi 11.325 raste të tjera me virusin e ri (COVID-19) dhe 113 jete te humbura.

Qeveria spanjolle e Madridit lëshoi një dekret për të izoluar kryeqytetin spanjoll dhe nëntë qytete rreth tij nga ora 10 e mbrëmjes së sotme. Urdhri u lëshua pasi qeveria qendrore e Spanjës detyroi zyrtarët e Madridit të shtrëngojnë masat, por qeveria e Madridit paraqiti një kundërshtim ligjor për të rrëzuar masat.

Por tani për tani, qyteti i Madridit dhe zona të tjera të prekura rëndë nga coronavirusi nuk do të lejojnë që njerëzit të dalin nga komunat e tyre për shkaqe të pajustifikuara. Në zonat e izoluara, baret, restorantet dhe palestrat mund të punojnë me një kapacitet prej 50% dhe duhet të mbyllen deri në orën 23:00.