Koronavirusi, studiuesit amerikanë paralajmërojnë, ja cili do te jetë “muaji i tmerrshëm”

1112
0

Jetet e humbura nga koronavirusi mund të dyfishohen në të gjithë shtetet e botes në fund të këtij viti. Kështu ka paralajmëruar Instituti i Vlerësimeve dhe Shëndetit (IHME), i Universitetit të Uashingtonit.

Në studimin e tij thuhet se nëse gjithçka vazhdon si deri më tani, humbjet e jeteve në të gjithë botën do të arrijnë shifrën 1,9 milionë në muajin dhjetor 2020. Kjo do të thotë që, sipas IHME, në muajt e ardhshëm do të dyfishohen bilancet aktuale, duke e çuar shifrën në total të jeteve te humbura ne te gjithe boten në 2,8 milionë.

Sipas ekspertëve amerikanë, humbjet e jeteve ditore nga Covid-19 gjatë muajit dhjetor do të shtohen shumë, duke kapur shifrën e 30 000 personave në 24 orë.