Mësuesja ndërron jetë nga koronavirusi gjate mesimit online

471
0

Një pedagoge universiteti ndërroi jetë në Argjentinë nga koronavirusi pasi hasi disa problem me frymëmarrje ndërsa ishte duke mbajtur një leksion online për studentët e saj.

46-vjeçarja Paola de Simone, e cila jepte lëndën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin e Buenos Aires në Argjentinë ndërroi jetë për shkak të problemeve me frymëmarrjen gjatë një ore mësimi që po zhvillonte në aplikacionin Zoom.

Sipas dëshmive të nxënësve të cilët panë drejtpërdrejtë këtë ngjarje të rëndë, pedagogia u shfaq duke gulçuar dhe për këtë ata i kërkuan që të ndërpriste mësimin dhe të shkonte në spital.

Paola kishte shkruar më herët në rrjetet sociale se në fund të gushtit kishte pasur simptoma të koronavirusit të paktën për 4 javë, të cilat nuk i ishin larguar.