Cfare po ndodh me patentat e shqiptareve në Itali

Të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe janë të pajisur me patente shqiptare, ky dokument nuk u njihet nga policia italiane prej mese 9 muajsh. Kjo për faktin se ka përfunduar afati i marrëveshjes mes dy vendeve për njohjen reciproke të patentave.

Për përfaqësuesin e shoqatës të autoshkollave, një tjetër problem është skadimi i lejes së drejtimin për shqiptarët në Itali, të cilët për shkak të situatës së pandemisë nuk po rinovojnë dot dokumentet.

TONIN GJINAJ

SHOQATA E AUTOSHKOLLAVE

Është një ngërç për shkak të pandemisë por edhe për shkak të neglizhencës së institucioneve shqiptare që duhet të ishin më të shpejtë në realizimin e marrëveshjeve. Ka krijuar një ngërç për mosnjohjen dhe mokonvertimin e patentave në mënyrë reciproke me shtetin italian. Janë shumë shqiptarë që jetojnë në Itali, por për shkak të COVID-19 nuk shkojnë dot të rinovojnë patentën dhe kanë ngelur pa patentë shqiptare dhe pa patentë italiane të rinovuar.

Gjinaj shton se rinegocimi i marrëveshjes mund t’i jepte zgjidhje këtij ngërçi që penalizon një numër të madh shqiptarësh.

Drejtoritë e transportit të Shqipërisë dhe ato italiane duhet në mënyrë digjitale ti vijnë në ndihmë pak më shpejt qytetarëve. Marrëveshjet duhet të ishin bërë më shpejt si nga drejtoritë e transporteve dhe nga ratifikimi që bëhet nga Ministria e Jashtme.

Marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe atij italian ka përfunduar më 25 dhjetor të 2019. Mësohet se Ministria e Transportit shqiptar dhe ajo italiane janë duke diskutuar, por deri më tani asgjë nuk kanë konkretizuar. Për shkak të kësaj situate, shumë shqiptarë kanë zgjedhur që të marrin një leje drejtimi në Itali, kosto e cila shkon deri në 1200 euro.

- Advertisement -

Ngriti në këmbë Francën, 15-vjeçarja shqiptare tregon arsyen pse u zhduk që nga 14 marsi..

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg të Francës, ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht u gjet dje. Sipas familjarëve,...

Kur do të largohet i ftohti? Sinoptikania zbulon cfarë pritet në vijim: Nga e premtja deri në fund..

Sipas sinoptikanes se njohur Tanja Porja, sonte ne mbremje gjate natës si dhe ditët në vijim, kthjellohet Moti ne territorin shqiptar. Termomemtri ka zbitur...

“Nëse kthehet djali im…”/ Doktori i babait të Hashim Thaçit tregon amanetin e tij të fundit

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, do të prehet për herë të fundit në varrezat e reja të fshatit Burojë Doktori Adriatik...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.