Shqiptarët po heqin dorë nga shtetësia shqiptare

491
0

Numri i shqiptareve që heqin dorë nga shtetësia shqiptare eshte gjithnje ne rritje. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë vitit 2019, 741 qytetarë kanë dorëzuar pasaportën shqiptare, më një rritje prej 16% krahasuar me 2018.

GJate viteve te fundit është rigjallëruar cikli i emigrimit të shqipatrëve, ku shumë indivdë me profesione të kërkuara në vende të europës kanë lënë jetesën në Shqipëri. Emigrimi drejt Gjermanisë apo Hollandës është një nga shkaqet e lënies së shtetësisë shqipatre, pasi këto shtete nuk pranojnë dy shtetësinë.

Paralelisht me këtë situatë 2019 ka shënuar një rritje të ndjeshme të individëve që duan të përfitojnë shtetësinë shqiptare. Janë 485 qytetarë që janë pajisur me pasaportë, një shifër kjo e cila rezulton 40% më e lartë së viti I mëparshem.

Instat raporton gjithashtu se edhe numri I azilkërkuesve në Shqipëri ka shënuar rritje të konsiderueshme me  50% duke bërë që shifra të arrijë 6600 në fund  të 2019. Ata që po kërkojnë më shumë azil në Shqipëri janë sirianët, irakenët, marokenët dhe algjerianët.