Vijon rritja e rasteve të reja në Itali, ja cfare ka ndodhur 24 oret e fundit

365
0

Ne ditët e fundit, rastet e te infektuarve me koronavirus në Itali po rriten gjithnje e me shume.

Atehere kur u duk sikur situata ishte qetësuar disi, rikthehet serish shqetësimi tek italianët.

Diten e shtunë, autoritetet shëndetësore raportuan për 1.071 raste të reja. Që nga 12 maji, ky numër nuk ishte tejkaluar.

Sipas autoriteteve italiane, shumica e të infektuarve janë zbuluar pas kthimit nga pushimet.

Në orët e fundit ndërruan jetë edhe 3 persona të tjerë, nga nëntë që ishin një ditë më parë. Në Lombardi nuk është shënuar asnjë humbje jete.