Vjen lajmi i mire nga OBSH, Koronavirusi do të zhduket brenda kesaj kohe

764
0

Kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus, shpreson që pandemia e koronavirusit do të përfundojë brenda nje periudhe 2 vjecare.

Duke folur nga Gjeneva, ai solli në vëmendje gripin spanjoll që ra në vitin 1918 dhe u deshën dy vite që të përfundonte.

Gjithashtu, kreu i OBSH shtoi se me teknologjinë e avancuar që është sot, kjo pandemi mund të mbyllet brenda një kohe më të shkurtër.

“Kemi teknologjinë që mund ta ndalojmë, kemi dhe njohuri për ta ndaluar”, theksoi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Gripi spanjoll në vitin 1918 shkaktoi të paktën 50 milionë humbje jetesh. Ndërsa Covid-19 deri më tani ka shkaktuar 800 mijë jete të humbura dhe më shumë se 22 milionë të infektuar në të gjithë botën.