Video/ Kaloi gjithë natën i vetem në pyll, gjendet vogëlushi 2-vjeçar. Deshmitari tregon momentin..

545
0

Gjendet vogëlushi 2-vjeçar i cili kishte humbur në pyll dhe kaloi një natë të tërë i vetëm.

Tiani, vetëm 2 vjeç, nga Kosova është gjetur sot dhe lajmin e bën me dije biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli i cili na njeh edhe me heroin që i shpëtoi jetën vogëlushit.

“Momenti kur heroi i sotëm, Astrit Kryeziu, gjeti Tianin e vogël në pyll. Askush nuk duhet të gjykojë prindërit. Kjo mund ti ndodhë secilit!”, shkruan Pacolli.

Një lajm i bukur dhe emocionues për fundin e lumtur të një historie që i panikoi të gjithë.

Ndersa nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha eshte shprehurr

“2 vjeçari është gjetur në një perimetër afë shtëpisë së tij, në fshatin e tij. Ai është në gjendje stabile shëndetësore dhe është duke e bërë një kontrollë në QKMF të Malishevës. Pastaj do të shohim se si do të veprojmë por gjendja është e mirë.”