Pasi i njohu pasaportat e skaduara deri më 31 dhjetor, Greqia merr një tjetër vendim të rëndësishëm për emigrantët shqiptar

519
0

Emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet me leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri! Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme Shqiptare. Ky vendim vjen, pasi Greqia njohu deri në 31 dhjetor pasaportat e shqiptarëve që u ka skaduar afati.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor 2020, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020.

Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore. Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri”, njoftoi Ministria e Jashtme.