Suedia nuk u fut ne karantinë, por ajo cfare ka ndodhur atje nuk kishte ndodhur prej 150 vitesh

1065
0

Suedia ka shenuar bilancin më të lartë të jeteve te humbura në 150 vite, vetëm gjysmën e parë të vitit 2020. Kjo sipas të dhënave zyrtare të zyrës së statistikave të vendit.

Mes janarit dhe qershorit të këtij viti, vendi regjistroi më shumë se 6,500 jete te humbura, (ose 15 për qind) se në të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Po ashtu, ky është bilanci më i lartë i vdekjeve në Suedi për gjysmën e parë të vitit që 1869,  kur vendi u godit nga  uria dhe të paktën 55,431 persona humbën jetën.

Vendi gjithashtu regjistroi rritjen më të ulët të popullsisë që nga viti 2005, me një shifër prej 6.860 në vitin 2020, më pak se gjysma e një viti më parë.

Shifrat e emigracionit po ashtu panë një ulje prej 34.7% nga e njëjta periudhë në vitin 2019, numrat kanë qenë në ulje kryesisht në tremujorin e dytë mes prillit dhe qershorit.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Suedia numëron 85,810 raste me Covid-19 si dhe 5,805 viktima.

Suedia ka regjistruar bilancin më të lartë të vdekjeve në 150 vite, vetëm gjysmën e parë të vitit 2020. Kjo sipas të dhënave zyrtare të zyrës së statistikave të vendit.

Mes janarit dhe qershorit të këtij viti, vendi regjistroi më shumë se 6,500 vdekje, (ose 15 për qind) se në të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Po ashtu, ky është bilanci më i lartë i vdekjeve në Suedi për gjysmën e parë të vitit që 1869,  kur vendi u godit nga  uria dhe të paktën 55,431 persona humbën jetën.

Vendi gjithashtu regjistroi rritjen më të ulët të popullsisë që nga viti 2005, me një shifër prej 6.860 në vitin 2020, më pak se gjysma e një viti më parë.

Shifrat e emigracionit po ashtu panë një ulje prej 34.7% nga e njëjta periudhë në vitin 2019, numrat kanë qenë në ulje kryesisht në tremujorin e dytë mes prillit dhe qershorit.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Suedia numëron 85,810 raste me Covid-19 si dhe 5,805 viktima.

Kujtojmë këtu se vendi skandinav në dallim nga shumica e vendeve të botës nuk aplikoi karantinë absolute kur pandemia u përhap në Evropë në fillim të pranverës. Përkundrazi, theksi u vu në përgjegjësinë personale, ndërsa shumica e bareve, shkollave, restoranteve dhe salloneve qëndruan të hapura.