Hapje e kufijve me BE/ I hap dera disa vendeve, çfarë u vendos për Shqipërinë

477
0

Këshilli Europian ka përditësuar listën rekomanduese të vendeve të cilëve mund t’iu lejohet hyrja në BE në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet,

por për Shqipërinë KE ka vendosur sërish që të mos e përfshijë në vendet që lejohen të lëvizin në zonën Shengen.

Duke filluar nga 8 gushti, vendet anëtare do të heqin gradualisht kufizimet për banorët e këtyre shteteve:

  • Australi
  • Kanada
  • Gjeorgji
  • Japoni
  • Zelandë e Re
  • Ruanda
  • Koreja e Jugut
  • Tajlanda
  • Tunizi
  • Uruguai

Kina, pritet konfirmimi në bazë të parimit të reciprocitetit.

Ndër kriteret që vendosin nëse duhet të hiqen kufizimet për vendet jashtë unionit janë: situata epidemiologjike, masat kufizuese duke përfshirë distancimin fizik si dhe konsiderata të tjera sociale dhe ekonomike.