Rritja e shumte e rasteve te reja/ Pipero: Ja çfarë do të ndodhë javën që vjen

384
0

Në një deklaratë për mediat, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregoi se situata nga Koronavirusi paraqitet shqetësuese në Shqipëri. Vetëm sot u raportuan 124 raste të reja dhe 4 humbje jete.

Ai tregoi se javën tjetër pritet të hapet spitali Covid-3, pasi kapacitetet e tanishme janë pothuajse të zëna. Pipero shtoi se në vazhdimësi mund të hapet dhe Covid-4.

“Aktualisht, kapacitetet e tanishme janë pothuajse të ezauruara, kështu që spitali Covid-3 po bëhët gati të hapet. Besoj se do hapet këtë javë që vjen. Në vijëmësi mund të hapet dhe Covid-4, por unë kam pasur dhe kam mendimin se të gjitha strukturat spitalore rajonale duhet të jenë gati në shtator sepse fundi i vjeshtës do të shoqërohet dhe me viruset e gripit stinor dhe nuk duhen ezauruar kapicitetet”, tha ai.