“Lajme të mira miqtë e mi” Mjeku shqiptar tregon zbulimin e fundit per Koronavirusin

196
0

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në Facebook ka dhënë një lajm të mirë për Covid-19. Në një studim të fundit për Covidin, bëhet e ditur se  virusi ka pësuar mutacion dhe po shkakton më pak vdekje.

Në këtë moment po qarkullon forma e re e koronavirusit G614, i cili është bërë më i transmetueshëm, por më i ndjeshëm ndaj efektit të antitrupave, që mund ta neutralizojnë atë duke ulur klinikën dhe vdekshmërinë.

Postimi i plotë:

“Ndrysho mënyrën se si i sheh gjërat dhe gjërat që sheh do të ndryshojnë”

Cit. Wayne W. Dyer

Lajme të mira miqtë e mi!

Të gjithë ne, pavarësisht nga profesioni dhe edukimi, kemi dëgjuar gjatë javëve të kaluara se virusi ka pësuar një mutacion të ri (forma G614), i cili e bën më të transmetueshëm atë.

Që më datë 27 maj filluan raportimet për fenomenin e homoplazisë që po ndodhnin në këtë virus dhe që do të çonin drejt “zbutjes së tij” dhe “përshtatjes bartës-virus”.

Forma G614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicën dërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vdekjet (e shprehura në shifra absolute) që po shtoheshin. Në fakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i të infektuarve (në fakt numri relativ i vdekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron se IFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave shtypëse në shumicën e shteteve. Por vetë virusi po shkakton më pak klinikë dhe vdekje dhe kjo vërehet edhe nga ky studim elitar i publikuar pak ditë më parë. Studimi udhëhiqet nga Prof. Sandrasegaram Gnanakaran, ndoshta koka më e lartë e virologjisë strukturore dhe është kryer në laboratoret më të mira të virologjisë. (linku në fund të postimit)

Në këtë artikull tepër teknik, të cilin këshilloj ta lexojnë virologët dhe kërkuesit shkencorë, tregohet se struktura e proteinës “spike” të SARS-CoV-2 tashmë ka një konformacion “më të zbuluar” ose “të hapur”. Pra, domeni i lidhjes me receptorin (RBD – receptor binding domain) ka dalë më në sipërfaqe. Ky konformacion më i hapur e bën variantin G614: më të aftë për t’u lidhur me receptorët ACE2, pra ka më shumë raste infektimesh. por më të ndjeshëm ndaj efektit të antitrupat, që mund ta neutralizojnë atë duke ulur klinikën dhe vdekshmërinë. Këto karakteristika shkojnë pikërisht në drejtim të fenomenit të homoplazisë, pra të “përshtatjes bartës-virus”. Por, duhet të presim më shumë prova dhe evidenca.

“…Specificikisht, ekspozimi i RBD-së rritet me rreth 40% (reziduet 438-506). Kjo shoqërohet nga një ekspozim më i madh edhe i zonës së lidhjes së ACE2 edhe i epitopeve të RDB-së që shënjestrohen nga antitrupat. Për shembull, ka një rritje rreth 64% të ekspozimit të rajonit të epitopit C105 kur RBD-ja është “e hapur”, në krahasim me orientimin “e mbyllur”, në të cilin ky rajoni është i varrosur nga proteinat dhe glikanet rrethuese. Si rrjedhojë, në gjendjen e re, që favorizohet nga forma G614, epitopet kyçe të RBD-së janë më të aksesueshme se sa në formën D614…” Forca miqtë e mi!

Natyra ka qenë gjithmonë aleati ynë më i fortë! Besojini asaj Por, ndërkohë që Natyra zhvillon procesin e saj të ndërlikuar, ju mbrohuni dhe ruhuni duke respektuar këshillat dhe masat!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.