Kreu i OBSH-së habit me deklaraten: Mos i mbani shpresat te vaksina..

674
0

‘Bota mund të mos ketë kurrë një vaksinë’, kështu është shprehur Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një deklaratë për shtyp se ndoshta nuk do të ketë kurrë një vaksinë, ndaj do të duhet që e gjithë bota të zbatojë masat të tilla si distance, larja e duarve dhe përdorimi i maskave.

Ndër të tjera ai është shprehur se imunizimi i tufës në shumë shtetet po përparon.

“Një numër vaksinash tani janë në fazat 3 të studimeve klinike, dhe të gjithë shpresojmë të kemi një numër vaksinash efektive që mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së Covid-19. Sidoqoftë, ‘nuk ka asnjë plumb argjendi’ për momentin dhe ndoshta nuk mund të ketë kurrë”, tha Ghebreyesus.

Deri më tani në rang global 694,931 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18,355,106.