Cilat shtete po e zbatojne listën e BE për kufijtë e hapur? Edhe Greqia del kundër

424
0

Bashkimi Europian publikoi një listë vendesh të sigurta me të cilat vendosi të hape kufijtë. Ato janë:

Algjeria, Australia, Kanadaja, Japonia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji, si dhe Kina nëse ka reciprocitet.

Lista do përditësohet çdo dy javë por që tani kanë filluar mosmarrëveshjet. Budapesti rihapi kufirin me Serbinë nga maji, por kryeministri tha se heqja e kufizimeve të udhëtimit për më shumë vende jashtë BE-së “do të shkonte kundër interesave të kujdesit shëndetësor për popullin hungarez”.

Ndërsa së fundmi Greqia ka mbyllur kufirin me Serbinë dhe qytetarët serbë nuk do të lejohen të udhëtojnë në Greqi nga e hëna deri me datë 15 korrik, kjo për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit.

Lista e BE nga Ballkani përfshiu vetëm Serbinë dhe Malin e Zi, por siç shkruante Politico në një analizë: Në fund të fundit, çdo shtet ka autoritetin të vendosë së kë të lejojë të hyjë dhe kë të ndalojë.