U tha se do te hapej pas datës 6 korrik, ja cfare vendosi Mali i Zi per hapjen e kufirit me Shqiperine

502
0

Ndërkohë që çdo ditë shtohen rastet e të prekurve me kornavirus në vendin tonë, por ky trend është në rritje edhe në vendet fqinje, Mali i Zi i cili fillimisht dha një një rreze shprese se pas datës 6 korrik mund të hapet kufiri për Shqiptarët nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Një gjë e tille nuk do të ndodh. E paralajmëruar si një mundësi nga kreu i Komunës së Ulqinit, si qyteti më i goditur nga mungesa e turistëve. Nga ana tjetër Mali i Zi ende kërkon testin e tamponit për shtetasit që hyjnë në Mal të Zi nga Shqipëria dhe Kosova.

Nga ana tjetër komuniteti i biznesit ka kërkuar hapjen e kufijve pasi po rrezikohet mbijetesa ekonomike. Ndërsa në Ulqin këtë vit janë regjistruar vetëm 1600 turist as 10% krahasuar me një vit më parë. Situata me rritjen e rasteve të Covid 19 si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri por edhe vetë në Mal të Zi ka bërë që të ketë masa shtesë sa i përket lëvizjes së shtetasve.

Lëvizjet dhe bllokimi i tyre po ndikon negativisht në ekonominë e vendeve. E vetmja mënyrë të hysh në Mal të Zi edhe për shtetasit e vendeve që e kanë të lejuar pa asnjë pengesë nëse hyjnë në Shqipëri mund të kalojnë nëpër Mal të Zi tranzit ndërsa nëse nduan të qëndrojnë duhet të karantinohen për 14 ditë. Ose të ketë testin e tamponit që rezulton negativ të kryer brenda 48 orëve. Se sa do zgjas kjo situatë ende nuk dihet.