A do te futemi serish ne karantine pasi po shtohen shume rastet, ja cfare thote Pipero

1031
0

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për situatën e koronavirusit në vend duke treguar se eshte problematike. Megjithate mjeku tha se nuk do të kemi një rikthim të karantinës, duke shtuar se pandemia na dha mësimin që karantina ishte e detyrueshme, por jo një zgjidhje ndaj nuk besoj se ne do te kthehemi ne karantine por duhet te kemi sa me shume kujdes dhe te jemi te kujdesshem.

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se ka ardhur momenti që në vendin tonë përdorimi i maskës të bëhet me detyrim.

“Duhet domeomos t’i themi qytetarëve që kjo fazë e re është bashkëjetesë me virusin, disa kërkesa duhet t’i respektojmë; distanca, maska, higjena e duarve, kaq mjafton. Ka ardhur momenti ta bëjmë me detyrim ligjor maskën. Deri dje, thosha që maska nuk duhet përdorur në rrugë, kur ecim, sot po them, nuk vlen të përdoret në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet mënyrë jetese maska e marrë me vete, ndoshta duhet bërë detyrim ta vendosim në rrugë kur është e pamundur të mos respektojmë distancën. Kurdo dhe kudo ku nuk ruajmë dot distancën 1 metër, duhet vendosur maska”, shprehet mjeku.

Më tej, ai tha se jo kudo virusi qëndron për një kohë të gjatë në ajër.

“Jo kudo virusi qëndron për një kohë të gjatë në ajër, kryesisht në mjedise spitalore ku ka të sëmurë. Mund të qëndrojë dhe në mjedise të mbyllura, por jo aq sa për të rrezikuar shëndetin e tjetrit. Ka të bëjë sa njerëz janë në një vend, ajrosja e vendit dhe nëse ka persona me simptoma a jo. Është kaq e rëndësishme vendosja e maskës”, përmbylli mjeku Pëllumb Pipero.