Si një shkencëtare dhe një mjeke mendoj që koronavirusi është një sfidë profesionale që mund të jetë e fundit në karrierën time. Sidoqoftë, unë nuk isha e përgatitur që virusi të bëhej një nga sfidat e mia më të mëdha personale.
Gjatë fazave të para të shpërthimit, unë kisha simptoma të ngjashme me Covid-19. Megjithëse isha e shqetësuar se kjo mund të pengonte aftësinë time për të kontribuar në betejën kundër Covid, gjithashtu kisha parashikuar që do të rikthehesha në punën tim brenda një ose dy javësh. Sa gabova!
Unë isha ajo pacientja që në fillim kisha simptoma të buta, por që me kalimin e kohës simptomat do të përkeqësoheshin. Studimi rreth simptomave të Covid, nga King ‘s College në Londër, ka zbuluar se 10% e pacientëve me Covid raportojnë se kanë simptoma për të paktën tre javë. Çuditërisht, këta 10% pacientë janë ë të rinj. Shumica kanë raportuar se kanë qenë më parë të shëndetshëm dhe kanë pasur simptoma relativisht të buta në fazën fillestare të sëmundjes. Por ata vazhdojnë të përjetojnë simptoma të tilla si lodhje, dhimbje koke, kollë, gulçim, dhimbje në gjoks, rritje të rrahjeve të zemrës dhe simptoma gastrointestinale dhe neurologjike për javë ose edhe muaj pas simptomave fillestare.
Unë ende kam probleme me mushkëritë, dhe si mjeke dhe shkencëtare e vuaj mungesën e njohurive më shumë rreth kësaj gjendje. Sidoqoftë, siç vihet re në rastet më të rënda, virusi mund të shkaktojë probleme të sistemit të dobët imunitar duke çuar në inflamacion të vazhdueshëm në të gjithë trupin, i cili mund të zgjasë edhe pas shërimit nga koronavirusi. Një alternative tjetër, siç është se pas pneumonisë bakteriale, koronavirusi shkakton dëme më të mëdha të mushkërive, zemrës dhe sistemeve të tjera të organeve sesa nga simptomat fillestare, dhe kërkon më shumë kohë për t’u shëruar.
Derisa të kemi njohuri mjekësore dhe shkencore, profesionistët e kujdesit shëndetësor nuk do të jenë në gjendje të trajtojnë disa pacientë që kanë simptoma të vazhdueshme. Krijimi i klinikave speciale për të mbledhur të dhëna në mënyrë sistematike do të lejonte zhvillimin e shpejtë të udhëzimeve për diagnostikim, trajtim, me fokus stimulimin, rikuperimin dhe parandalimin e zhvillimit të problemeve kronike.
Megjithëse shumë persona kanë raportuar se nuk kanë marrë ndonjë ndihmë mjekësore gjatë kohës që kanë qenë të sëmurë. Të tjerë kanë raportuar se profesionistët e kujdesit shëndetësor, kanë gabuar në diagnostikimin dhe dhënien e këshillave mjekësore. Për të mbështetur kërkimin dhe për të informuar profesionistët e kujdesit shëndetësor, një grup kërkimor ndaj Covid-19 në SHBA ka mbledhur informacione në lidhje me shpërndarjen e informacionit në mënyrë sistematike.
Këtu theksohet rëndësia e testimit e të gjitha rasteve të mundshme në komunitet, madje edhe ato me simptoma të buta, për të zbuluar rastet me Covid-19. Duke pasur parasysh që ne nuk e dimë akoma kush mund të zhvillojë komplikime afatgjata, një diagnozë mund të ndihmojë mjekët të veçojnë pacientët me probleme të mundshme shëndetësore afatgjata të shkaktuara nga Covid-19 nga pacientët me sëmundje të tjera të shkaktuara nga inflamacioni, të cilat, nëse nuk klasifikohen si duhet, mund të çojnë në probleme afatgjata.
Në gjashtë muajt e fundit, Covid-19 ka pësuar shumë ndryshime, së pari ka shkaktuar një ngarkesë të lartë dhe të rëndë të pacientëve me sëmundje akute që kërkojnë kujdes të gjatë dhe intensiv; e dyta është e lidhur me një sindromë të rrallë, por potencialisht e rëndë te fëmijët që ngjasojnë me sëmundjen Kawasaki; dhe së treti shfaqet si një sëmundje e zakonshme midis të rriturve të shëndetshëm. Ky virus nuk është njësoj si një grip i thjeshtë. Prandaj ne duhet të përpiqemi ta mbajmë nën kontroll koronavirusin sa më shumë që të jetë e mundur, madje duhet të përpiqemi ta eliminojmë derisa të kemi një vaksinë gati. Debbie Bogaert, The Guardian