Nis ofensiva ndaj shqiptarëve në Angli pas thirrjes skandaloze të zv.ministres së Brendshme

1059
0

Ka qenë në kufijtë e skandalit deklarata e zv.ministres së Mbrotjes për mediat britanike se Britania e Madhe po sillej shumë butë me shqiptarët që shkonin atje përmes formave të ndryshme.

“Britania është treguar e butë duke inkurajuar në mënyrë të papërgjegjshme të rinjtë shqiptarë të cilët përpiqen të hyjnë në territoret e këtij vendi.

Qeveria duhet të veprojë më shpejt dhe të rikthejë në shtëpi të gjithë emigrantët nën 18-vjeçarë ashtu siç bëjnë Franca dhe Gjermania.

Ka një problem me prindërit shqiptarë pasi ato dërgojnë fëmijët përpara sepse mendojnë se do të jetë më e lehtë për ata që të marrin azil, është strategji”- deklaroi Rovena Voda, zëvendëse e Fatmir Xhafajt.

Kaq u është dashur grupeve ekstremiste në Britaninë e Madhe, të cilët tashmë kanë filluar fushatën për baltosjen e shqiptarëve që rrezikojnë jetën për të kaluar në Britaninë e Madhe, shkruan Albeu.com.

Ndaj emigrantëve shqiptar ka nisur një fushatë agresive në rrjetet sociale, e cila vërehet edhe nga komentet në mediat online.

“Shumë mirë e ka, asgjë s’kemi bërë. Të shporren në Shqipëri. Gjermani i dërgon me autobus në vendin e origjinës. Kështu duhet të bëjmë edhe ne”., janë disa nga komentet në mediat online ku është pasqyruar thirrja e Vodës për të sjellë me forcë në Shqipëri emigrantët shqiptarë atje.

Në kuadër të thirrjes së paprecedent të Vodës, mediat britanike po i pasqyrojnë lajmet ku bëhet fjalë për shqiptarë me të rinj me maska dhe thika duke portretizuar imazhin e shqiptarit kriminel. /albeu.com/